Unë punoj si asistente e një deputeti në Bundestag-un gjerman. Kam qenë me fat që kam marrë arsim të shkëlqyeshëm jashtë vendit dhe kam pasur përvojë ndërkombëtare që nuk më kufizon nga stereotipet që shpesh nguliten në vendin tim. Unë besoj se mbështetja e vërtetë gjatë gjithë arsimit do të thotë shumë më tepër sesa nota të mira dhe se edukimi dhe emancipimi i grave dhe vajzave në Ballkan barazohet sikur edukim të tërë shoqërisë. Kam marrë një mbështetje shumë të fortë nga familja ime, veçanërisht nga babai im, i cili gjithmonë më ka inkurajuar në gjithçka që bëra, pavarësisht nëse shoqëria i perceptonte interesat e mia si “vajzore” ose “djaloshare”. Unë do të doja të mbështesja gra dhe vajza të tjera që nuk kishin privilegjin të merrnin mbështetjen dhe fuqizimin që kam marrë unë.