Unë jam Redaktore Reviste dhe Strategjiste Dixhitale. Arsimi hapi botën për mua. Më dha fjalorin për të artikuluar pyetjet e mia dhe mjetet për të kërkuar përgjigje. Unë kam qenë jashtëzakonisht e privilegjuar të shkoj gjithmonë në shkolla të shkëlqyera, si publike ashtu edhe private, dhe prindërit e mi e forcuan arsimin tim në shtëpi. Është e vështirë të fillosh të gjurmosh ndikimin e arsimit në jetën time, pasi nuk mendoj se ka ndonjë pjesë të realitetit tim që nuk e ka prekur. Nga ekspozimi im ndaj ideve të reja për të më prezantuar me profesorët, mentorët dhe miqtë që kanë ndihmuar në formimin e zhvillimit tim, arsimi ka hapur dyert që përndryshe do të ishin të mbyllura për mua. Në një shoqëri patriarkale të globalizuar, ku zëri i grave është i margjinalizuar, unë mendoj se një nga gjërat më të vlefshme që gratë mund të ndajnë me gratë e tjera është tregimet e tyre personale. Ky është një hap i parë për normalizimin e përvojave të grave, dhe jo vetëm normalizimin por festimin. Ndërsa isha gjithmonë e vetëdijshme se botëkuptimi im si femër nuk ishte i ashtuquajturi narracion i famshëm, u bëra shumë e vetëdijshme për të, atëherë, kur isha shtatzënë. Deri atëherë, unë gjithmonë kisha qenë në gjendje të lundroja në botën e një mashkulli- në aspektin strategjik – me siklete minimale, por kjo u bë shumë më sfiduese gjatë shtatëzënësisë, kur “femra në mua” doli vërtet përpara. Ajo ndryshoi mënyrën se si unë sillesha në shoqëri dhe mënyrën sesi bashkëvepronin burrat me mua, por më e rëndësishmja, më ngriti vetëdijen time për ato që gratë rrezikojnë, durojnë, mbijetojnë dhe zotërojnë në të gjithë botën, në kushtet personale të tyre. Çdo grua është e ndryshme, dhe rrugëtimi i çdo gruaje është i ndryshëm; ne e mbështesim më mirë njëra-tjetrën kur ndajmë tregimet tona, kur dëgjojmë dhe kur bashkohemi rreth asaj që kemi të përbashkët.