Quhem Nada Dosti, jam nga Durrësi dhe jetoj në Ankara, Turqi përafërsisht prej gtai 9 vjetësh. Jam gazetare e pavarur prej më shumë se 10 vjetësh dhe kam punuar si vullnetar për OJQ dhe institucione të ndryshme si SETA; TUBITAK; Progetto Aisha; CEEHER.ORG (Globsec) etj.

Jam një aktiviste, gazetare, redaktore, nënë dhe gjuhëtare. Jam diplomuar në Përkthim dhe Interpretim nga Universiteti i Tiranës dhe Master në Gazetari nga Universiteti i Ankarasë dhe aktualisht jam studente doktorature në Studime të Rrjeteve Sociale.

Flas rrjedhshëm shqip, anglisht, italisht dhe zotëroj mirë gjuhën turke, maqedonase dhe arabe.

Arsimi joformal ka ndryshuar plotësisht jetën time duke përqafuar mundësi të reja dhe duke hapur mendjen time.

E di që nuk është e lehtë, e dashur, por ia vlen të përpiqesh! Cilat do qofshin përpjekjet tuaja, mos ndalo së luftuari për të drejtat tuaja. Ngrije zërin kundër padrejtësive në një mënyrë të zgjuar dhe me mjetet e duhura. Mbështeti gratë e tjera në vend që t’i pengosh ato!