Vlora Reçica aktualisht është duke punuar si studiuese dhe menaxhere e programeve në Institutin për Demokraci “Societas Civilis” në Shkup dhe është vendosur të fillojë studimet e saj master në Politikë Krahasuese në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër në Shtator të vitit 2019. Duke qenë nfa një shtet konzervativ, gjetja e një pune më të përshtatshme për gratë ka qenë gjithmonë me përparësi. Për të sfiduar këtë lloj të menduarit, qëllimi i saj ka qenë të punojë drejt një shoqërie e cila inkurajon gratë të marrin çdo sfidë që dëshirojnë dhe të normalizojnë punë jo standarde për gratë. Edhe pse një vend pune mund të jetë një vend shumë i rëndësishëm fuqizues për vajzat dhe gratë, ajo beson se është gjithashtu e rëndësishme që vajzat dhe gratë të motivohen për t’u bashkuar me ndërmarrje të reja dhe të bëjnë diçka ndryshe. Vlora beson se përmes Rrjetit Stella ajo do të jetë në gjendje të punojë drejt një shoqërie më të hapur për gratë në shumë mënyra. Jo vetëm rehatia në vendin e punës, por edhe një vend ku festohet “e ndryshmja” dhe nuk konsiderohet e papërshtatshëme.